VIDEO/ Goli i Balajt nuk mjafton për t’u kualifikuar! Vllaznia e pafat, frenohet nga portieri dhe gjyqtari…
Në raundin e dytë të Conference League kaloi skuadra nga Irlanda e Veriut, falë triumfit 3-1 në ndeshjen e pare shtëpi.
20 Korrik 2023, 23:02Nga DOSJA
SHKODER - Vllaznia zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, dominoi kundërshtarët, por nuk shkoi më shumë se fitorja 1-0 ndaj Linfield në “Loro Boriçi”.
Rezultati i Shkodrës nuk mjaftoi për t’u kualifikuar, pasi në raundin e dytë të Conference League kaloi skuadra nga Irlanda e Veriut, falë triumfit 3-1 në ndeshjen e pare shtëpi.
Bekim Balaj shënoi golin e fitores në minutën e 54-të, duke realizuar shumë bukur me kokë.
Kuqeblutë pretenduan në të paktën dy raste për penallti, por arbitri azer vijoi lojën në të dy rastet.
Skuadra e Memellit insistoi deri në sekondat e fundit, por nuk ia doli të shfrytëzonte rastet e krijuara. Duke mos ia dalë të dërgonte sfidën në minutat shtesë.