Politike

"Moj qelbësirë!"/ SHERR mes Spahos dhe Braçes, demokrati shkon ta qëllojë

E gjitha pasi Spaho denoncoi në Foltoren e Kuvendit, mashtrimin me fondet për serat. Braçe iu përgjigj me ofendime, duke e etiketuar si "pijanec", ndërsa më pas, demokrati u çua për ta goditur.

20 Korrik 2023, 18:29 Nga k.m.
"Moj qelbësirë!"/ SHERR mes Spahos dhe Braçes,
Pamje nga sherri

TIRANË- Dy deputetët e maxhorancës dhe opozitës, Erion Braçe dhe Spaho janë përfshirë në një debat, që po të mos ishte për Gardën, do të kishte agravuar në një konflikt fizik. E gjitha pasi Spaho denoncoi në Foltoren e Kuvendit, mashtrimin me fondet për serat. Braçe iu përgjigj me ofendime, duke e etiketuar si "pijanec", ndërsa më pas, demokrati u çua për ta goditur. Por u ul shpejt në vendin e tij pas ndërhyrjes nga Garda e Republikës. 

PJESË NGA DEBATI: 

Spaho: Sado të kërkojmë ne sigurimet e bujqëve, me atë nivel financiar që kanë ata ne nuk e arrijmë dot. Po i jap disa shembuj sesi vidhet për AZHBR, aplikohet për serë Erion. Nëse kushton 1 mln euro, merren 2 dhe pjesa tjetër...këtë kosto ta jap për ilustrim që ta kuptosh. Ndërtohet sera dhe pastaj nxirret në shitje. E di Erioni mirë sesa sera janë në shitje në zonën e tij, ose kërkojnë para për mbjellje vreshti, nuk mbillen fidane por kalema.

Braçe: Më përmendi edhe si zonë, edhe si Erion. E para Mondi, ne nuk japim lekë për naftë, japim naftë për të punuar. Ne japim lekë për pijanecë.

*Spaho i afrohet...

Braçe: Ti, yt at, jot ëmë, bashkë me atë ustain që mban aty... bëhuni bashkë dhe merrni një gërshërë...

Spaho: Qelbësirë, rrugaç...

Braçe: Mblidhuni bashkë e merrni një gërshërë... dhe nuk keni për të gjetur kurrë një qindrakë në xhepin tim që të jetë e tjetër kujt./Dosja.al

edmond spaho erion brace seance plenare 20 korrik 2023

Sondazh

Poll