Politike

Rënia historike e euros, shkak paraja e "zezë"/ Braçe: Duhet luftuar me masa konkrete, askujt nuk i shkon mendja tek goditja e bujqësisë

Deputeti socialist, Erion Braçe, pohoi se në Kuvend ka dëgjuar që arsyet përse leku është forcuar në krahasim me euron ka të bëjë me paranë e “zezë”. Braçe tha ‘troç’ se paraja e "zezë” qarkullon në vend, por duhet luftuar me masa konkrete.

20 Korrik 2023, 18:47 Nga DOSJA
Rënia historike e euros, shkak paraja e "zezë"/
Erion Braçe

TIRANË- Vendi po përballet me një fenomen që për ekspertët përbën shqetësim, vlerësimi i ndjeshëm i monedhës vendase përballë euros. Në lidhje me këtë çështje ka folur deputeti socialist, Erion Braçe. Ai pohoi se në Kuvend ka dëgjuar që arsyet përse leku është forcuar në krahasim me euron ka të bëjë me paranë e “zezë”. Braçe tha ‘troç’ se paraja e "zezë” qarkullon në vend, por duhet luftuar me masa konkrete.

"Dëgjova pak më herët në Kuvend, që arsyet përse leku është forcuar në krahasim me euron ka të bëjë me paranë e zezë. Flukset hyrëse kanë qënë 1.68 miliard janë eksoporte, 23 përqind më shumë se një vit më parë, 624 miljon flukset hyrëse nga turizmi, 204 miljon janë remitancat. Flukset hyrëse të ekonomisë reale kanë qënë në rritje dhe të një trendi që do ndikojë ndërmjet lekët dhe euros, pa renditur valutat e tjera. A ka para të zezë që hyn në Shqipëri? Padiskutim që ka, edhe në botë. 

Paraja e zezë duhet të luftuar me masa konkrete, por ama flukset hyrëse janë shumë më tepër se ndikimi në kursin e këmbimit, ka ardhur momenti për të diskutuar për një ekuilibër kundër inflacionit, dhe kursit të monedhës. Kursi i monedhës ka ndikuar mbi çmimet, por jo në masën që ne prisnim. Dhe kjo që më bën për të kërkuar një ekuilibër të ri, për të ndihmuar eksportet. 

Në 15 muaj inflacioni ka treguar se po bie ngadalë, kemi pas 12.5 miliardë importe, pjesën më të madhe ushqime. Kemi një rënie të monedhës, në kursin e këmbimit, kryesisht të euros. A është reflektuar në çmime të produkteve ushqimore të përpunuara? Jo nuk është reflektuar! Efekti i rënies së inflacionit, shoqëruar me forcimin e lekut të jetë reflektuar në rritjen e çmimeve. Jo, nuk është reflektuar. Askujt nuk i ka vajtur mendja se është goditur bujqësia. E rëndësishme është që të prodhojmë, dhe ata janë bujqit, vëmendja të fokusohej tek bujqit, por edhe tek prodhiomi bujqësor që është themelor".

Sondazh

Poll