Sport

Gol dhe festë me shqiponjë nga Fernando… Kasa sfumon barazimin e armenëve dhe 2-1 për Egnatian (video)

Në minutën e 3-të të ndeshjes së kthimit, skuadra rrogozhinase e shikon veten në epërsi. Por takimin barazohet në 1-1

20 Korrik 2023, 20:13 Nga DOSJA

Gol dhe festë me shqiponjë nga Fernando… Kasa sfumon barazimin

ELBASAN - Egnatia ka nisur të shkruajë historinë! Në minutën e 3-të të ndeshjes së kthimit, që ka nisur në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, ndaj armenëve të Araratin, skuadra rrogozhinase e shikon veten në epërsi.

Aleksi harkon nga goditja e këndit, braziliani Fernando shënon gol me kokë dhe bën me duar shqiponjën. Rrogozhinasit kalojnë në avantazh, 1-0. Ndeshja e parë ka përfunduar 1-1.


Ishte minuta e 17-të, kur pas nje gabimi në mbrojtje, armenët arrijnë të shënojnë golin e barazimit 1-1 me anë të Eza.


Barazimin e përkohshëm të armenëve do ta prishte anesori Kasa. Në minutën e 36-të do të godiste me kokë një të ardhur nga e majta dhe 2-1 për Egnatian, që kalon përsëri në epërsi.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll