Sport

Rikthehet në Itali, Morata e mban fjalën e dhënë dhe befason me klubin e ri...

Alvaro Morata ka interesin e shumë skuadrave të mëdha në Itali si Inter, Roma, apo edhe Juventus.

20 Korrik 2023, 18:05 Nga DOSJA
Rikthehet në Itali, Morata e mban fjalën e dhënë dhe befason

ITALI - Secila prej klubeve po bën përpjekje për të rikthyer në Serie A sulmuesin që është aktualisht pjesë e Atletico Madrid. Megjithatë, vetë 30-vjeçari duket se e ka bërë zgjedhjen e tij dhe i qëndron premtimit fillestar për të luajtur nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho te Roma.

Sulmuesi dhe portugezi kanë punuar së bashku edhe te Real Madrid, ndërsa në kryeqytetin italian, Morata do të ribashkohej edhe me Paulo Dybalën, me të cilin e lidh një miqësi familjare prej kohës kur aktivizohej me Juventusin.

Ndër të tjera, verdhekuqtë i ofrojnë Moratës edhe garanci teknike që lidhen me minutat në fushë për sezonin e ri, me sulmuesin që synon të jetë pjesë e Spanjës në “Euro 2024”. Tashmë, Romës i duhet të punojë për të gjetur gjuhën e përbashkët me Atletico Madrid teksa verdhekuqtë synojnë ta transferojnë lojtarin nëpërmjet formulës së huazimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll