Sport

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria ruan të njëjtin pozicion, Kosova humbet një vend...

FIFA ka publikuar renditjen e skuadrave kombëtare për muajin korrik.

20 Korrik 2023, 17:53 Nga DOSJA

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria ruan të njëjtin pozicion, Kosova

ZVICER - Si në 29 qershor edhe në renditje e FIFA-s më 20 korrik, sot, Shqipëria vijon të renditet në vendin e 65-të, me 1357.39 pikë.

Renditja e Shqipërisë në FIFA, 20 korrik 2023:

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria ruan të njëjtin pozicion, Kosova

Ndërsa përfaqësuesja e Kosovës, nga ana tjetër ka humbur një pozicion, pasi në muajin qershor renditej në vend të 108-të, ndërsa në korrik renditet në vend të 109-të.

Renditja e Kosovës në FIFA, 20 korrik 2023:

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria ruan të njëjtin pozicion, Kosova

Ndërsa sa i përket 10-shes kryesuese të renditjes së FIFA-s, nuk ka asnjë ndryshim, me skuadrat që mbajnë të njëjtat pozicione, ku në vend të parë vijon të qëndrojë kampionia e botës, Argjentina, e ndjekur nga Franca e vendit të dytë dhe Brazili i vendit të tretë.

Renditja e Top 10-shes së FIFA-s, 20 korrik 2023:

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria ruan të njëjtin pozicion, Kosova

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll