Sport

PSG dëshiron ta mbajë Mbappe, me një kontratë të përjetshme prej 1 miliard euro!

Lajmet janë avancuar në Spanjë nga faqja e internetit 'Defensa Central'

20 Korrik 2023, 17:35 Nga DOSJA
PSG dëshiron ta mbajë Mbappe, me një kontratë të

FRANCE - Faqja spanjole e internetit 'Defensa Central' avancon, se PSG dëshiron t'i ofrojë Kylian Mbappes një kontratë të përjetshme. 

Pasi garantoi vazhdimësinë e sulmuesit me ndihmën e presidentit Emmanuel Macron, klubi francez tani po përgatitet t'i bëjë atij një propozim që është teorikisht i papërmbajtshëm.

Mbappé e ka bërë të ditur tashmë se nuk ka ndërmend të qëndrojë në Parc des Princes përtej qershorit 2024, por PSG shpreson ta bindë atë të qëndrojë, duke i dhuruar një kontratë milionere, e cila tashmë ka marrë bekimin e emirit të Katarit. 

Sipas asaj faqe interneti, Nasser Al-Khelaïfi do t'i ofrojë Mbappe-s një obligacion për kohëzgjatjen e karrierës së tij futbollistike (rreth 10 ose më shumë vjet), për 1.000 milionë euro! 

Kështu PSG i përgjigjet ngacmimeve të Real Madridit dhe shpreson ta bindë lojtarin të qëndrojë në Paris, duke e bërë atë një nga sportistët më të paguar ndonjëherë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll