Sport

Neymar-Mbappe-Messi: “Ne jemi më të mirët në botë, por nuk përshtatemi bashkë”

Braziliani i vjen keq që treshja sulmuese e PSG-së nuk kishte arritur të fitonte Champions League në dy vitet e fundit

20 Korrik 2023, 17:14 Nga DOSJA
Neymar-Mbappe-Messi: “Ne jemi më të mirët në

FRANCE - Neymar u ankua, gjatë një interviste me 'youtuber' Casimiro Miguel, se tresheja sulmuese, që ai formoi me Messin dhe Mbappé në PSG, nuk kishte rezultuar në fitimin e Champions League në dy sezonet që tre yjet luajtën së bashku në “Parc dos Prínces”. 

"Ne kishim një ekip shumë të fortë. Messi, Mbappé dhe unë, jemi më të mirët në botë. E dinim këtë, por fatkeqësisht nuk u përshtatëm. Nuk ishte mirë për ne", pranoi sulmuesi brazilian. Neymar pranoi se objektivi ishte "të fitonte gjithçka. Por ndonjëherë futbolli nuk është i drejtë..."

Ndërkombëtari i ‘Canarinhos’ pret të mbetet në PSG, ndryshe nga thashethemet për një largim të mundshëm: "Kam një kontratë. Deri më tani, askush nuk më ka informuar ndryshe. Dua të rikuperohem mirë. Fitorja është objektivi im i parë, por dua të kthehem mirë."
Sulmuesi ka komentuar edhe kalimin e Messit te Inter Miami. 

"Ai tashmë ka fituar gjithçka. Familja e tij ka qenë shumë e prekur vitet e fundit në PSG dhe unë e kuptoj që ai ka shkuar në një vend ku është i mirëpritur. Ai do të jetojë një jetë krejtësisht ndryshe. Familja e tij do të ndihet mirë në Miami. Ishte një zgjedhje e mirë. Kemi kaluar vite të vështira së bashku. U përpoqëm, por fatkeqësisht nuk funksionoi."

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll