Aktualitet

Pezullimi i fondeve IPARD, momenti kur ish-drejtoresha e AZHBR-së mohonte hetimin nga OLAF (VIDEO)

Eksperti dhe sipërmarrësi Ervin Resuli, teksa ishte i ftuar në një studio televizive pyeti Selmanaj se nëse inceneratori i Tiranës kishte përfituar fonde nga AZHBR. 

20 Korrik 2023, 10:02 Nga A.B
Pezullimi i fondeve IPARD, momenti kur ish-drejtoresha e AZHBR-së mohonte
Eralda Slemanaj

TIRANË- Një ditë më parë u zbulua skandali i pezullimit të granteve për bujqësinë nga programi IPARD. Shkak u bë korrupsioni dhe mos respektimi i procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre. Por, për një hetim të mundshëm nga OLAF, ish-drejtoresha e AZHBR-së, Eralda Selmanaj, është pyetur vite më parë.

Eksperti dhe sipërmarrësi Ervin Resuli, teksa ishte i ftuar në një studio televizive pyeti Selmanaj se nëse inceneratori i Tiranës kishte përfituar fonde nga AZHBR. Më tej, ai e pyet se nëse AZHBR është në hetim nga OLAF, e Selmanaj nuk jep një përgjigje të prerë. 


Resuli- A ka përfituar inceneratori i Tiranës fonde nga AZHBR?

'Jo'- tha në atë kohë Selmanaj. 

'Mua më rezulton se ka përfituar, megjithatë kjo i mbetet kohës'- i thotë Resuli.

Resuli- A jeni nën hetim nga OLAFI?

Selmanaj: AZHBR si institucion auditohet dhe kontrollohet nga të gjithë strukturat e..

Resuli- Pra nuk jeni nën hetim?

Selmanaj- Nën auditim, në mënyrë të vazhdueshme, 3 herë, 4 herë në vit....

'DORËHIQU Eralda Selmanaj Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Mohove një krim me zë dhe figurë!
Ky është rasti më i paprecedentë, ku titullarja e institucionit duhet të japë dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme. Para ka, por duhen profesionistë për t'i marrë! 310,538.28 euro me një dorë, pale t'i përdorte të dyja!'- shkroi dy vite më parë Resulaj në postimin e bërë në 'Facebook', aty ku i bashkangjiti edhe videon. 

 

Një ditë më parë u bë e ditur se Komisioni Europian ka njoftuar qeverinë shqiptare për pezullimin e granteve për bujqësinë nga programi IPARD. 

Vendimi i BE për të ndërprerë fondet e bujqësisë për Shqipërinë vjen pas një hetimi të OLAF, Zyra Antikorrupsion e Bashkimit Europian. Hetimi i nisur dy vjet e gjysmë më parë, ka zbuluar se se autoritetet shqiptare, përkatësisht AZHBR, nuk kanë respektuar procedurat ligjore në shpërndarjen e granteve për fermerët duke bërë që një pjesë e madhe e fondeve të vidhen.

eralda selmanaj

Sondazh

Poll