Bota

Putin: Perëndimi "shtrembëroi" marrëveshjen e eksportit të grurit

Putin shtoi se zgjatja e marrëveshjes nuk kishte kuptim, duke akuzuar Perëndimin se e përdor atë si një mjet "shantazhi politik". 

20 Korrik 2023, 11:08 Nga f.i
Putin: Perëndimi "shtrembëroi" marrëveshjen e eksportit
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, akuzoi vendet perëndimore për "shtrembërim" të marrëveshjes së eksportit të grurit të Detit të Zi, shkruajnë mediat e huaja.

Rutin siguroi se Rusia do t'i kthehej "menjëherë" nëse kërkesat e saj do të përmbusheshin "të plotë".

"Ne do të shqyrtojmë mundësinë e kthimit (në marrëveshje), por me një kusht: nëse ato merren parasysh dhe zbatohen, pa asnjë përjashtim. Në vend që të ndihmonte vendet në nevojë reale, Perëndimi e përdori marrëveshjen për shantazh politik dhe e ktheu atë në një mjet për pasurimin e shumëkombësheve, spekulatorëve në tregun botëror,"- tha Putin para kabinetit, takimi i të cilit u transmetua në televizion.

Putin shtoi se zgjatja e marrëveshjes nuk kishte kuptim, duke akuzuar Perëndimin se e përdor atë si një mjet "shantazhi politik". 

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll