Bota

Rrëshqitje e dheut në Indi, 5 të vdekur dhe mbi 100 të zhdukur

Sipas raportimeve mbi 30 familje ende dyshohet se janë të bllokuara.

20 Korrik 2023, 10:44 Nga f.i
Rrëshqitje e dheut në Indi, 5 të vdekur dhe mbi 100 të
foto ilustruese

INDI- Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 dyshohet se janë varrosur të gjallë si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Indi, pas disa ditësh reshjesh, raporton reuters.

Rrëshqitja preku të paktën 10 fshatarë thanë zyrtarët. Sipas raportimeve mbi 30 familje ende dyshohet se janë të bllokuara.

Ndërkohë, mes reshjeve të pandërprera në disa pjesë të shtetit Maharashtra, Departamenti Meteorologjik i Indisë (IMD) ka shpallur "Alarmin e Kuq", duke sinjalizuar shira jashtëzakonisht të dendur.

rreshqitje dheu indi

Sondazh

Poll