Aktualitet

'Studentët përballë Kushit'/ Publikohet video e patransmetuar më parë, ministrja: S’ju pyesim fare

Një studente dëgjohet teksa thotë se presin përmirësim të kushteve të studimit, të punës dhe rritje të pagave.

20 Korrik 2023, 08:06 Nga A.B
'Studentët përballë Kushit'/ Publikohet video e
Evis Kushi

TIRANË- Një student i mjekësisë ka treguar një video nga takimi i tyre me ministren e Arsimit, Evis Kushi. Gjatë emisionit “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, shihen pamjet, ku një studente dëgjohet teksa thotë se presin përmirësim të kushteve të studimit, të punës dhe rritje të pagave.

“Ju garantoj se shumica e studentëve nuk largohen sepse jashtë shtetit ka kafe, sheshe dhe rrugica më të bukura, por prej kushteve,” – u shpreh një student tjetër.

Nëse ju nuk bini dakord, ne e marrim këtë vendim dhe nuk ju pyesim fare,” – iu kthye Kushi studentëve në auditorin ku po mbahej takimi./Dosja.al

evis kushi

Sondazh

Poll