Aktualitet

'Nxjerr gurë pa leje'/ Banorët e denoncojnë, procedohet pronari i grurores në Dropull

Kanë qenë banorët e fshatit që kanë denoncuar në policinë e Gjirokastrës dhe menjëherë policia ka verifikuar rastin duke bllokuar mjetin e punës dhe vënë në pranga autorin.

20 Korrik 2023, 08:23 Nga A.B
'Nxjerr gurë pa leje'/ Banorët e denoncojnë, procedohet
Gurore

GJIROKASTËR- Procedohet pronari i një guroreje. Ky person, dyshohet se nxirrte gurë pa leje në një gurore në fshatin Jergucat të Dropullit. Po ashtu është sekuestruar mjeti tip skrep me të cilin kryhej nxjerrja pa leje e gurëve.

Kanë qenë banorët e fshatit që kanë denoncuar në policinë e Gjirokastrës dhe menjëherë policia ka verifikuar rastin duke bllokuar mjetin e punës dhe vënë në pranga autorin.

NJOFTIMI: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Th. P., 59 vjeç, banues në Dropull, Gjirokastër, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, pasi dyshohet se ka kryer punime për shfrytëzim e një guroreje, në tokë publike, në fshatin Jorgucat, Dropull.

Kujtojmë se gurorja u bë 'mollë sherri' në Fushë-Krujë, aty ku situata u përshkallëzua duke u përdorur dhunë nga fisi Rraja./Dosja.al

gurore dropull

Sondazh

Poll