Aktualitet

'Isha me nënën'/ Atentati në Lezhë, vëllai i viktimës: Dëgjova krismat, nuk e dija se u vra vëllai im

Ai është shprehur se pak minuta më vonë kishte dëgjuar krisma, por nuk kishte menduar se mund të ishte vrarë vëllai i tij. Më vonë është njoftuar për ekzekutimin.

20 Korrik 2023, 07:36 Nga A.B
'Isha me nënën'/ Atentati në Lezhë, vëllai i
Nikolin Lekstakaj

LEZHË- Në lidhje me vrasjen që ndodhi një ditë më parë në fshatin Balldre është marrë në pyetje dhe vëllai i viktimes Bledar Lekstakaj. Në deklarimet e tij para hetuesve ai ka thëne se sapo ishte kthyer nga Tirana dhe ka qenë duke qëndruar në shtëpi me nënën e tij në momentin që Nikolini i ka marrë makinën për të shkuar për të blerë diçka.

Ai është shprehur se pak minuta më vonë kishte dëgjuar krisma, por nuk kishte menduar se mund të ishte vrarë vëllai i tij. Më vonë është njoftuar për ekzekutimin.

Pasditen e djeshme rreth orës 18:30  viktima, Nikolin Marku Lekstakaj kishte marrë makinën e të vëllait dhe kishte shkuar për të blerë në marketin më pak se 1 km larg banesës së tij. Në momentin kur ka dalë nga marketi me një shishe me 'coca cola' ai është qëlluar me breshëri. 

Viktima kishte rreth 2 vite që qëndronte në Shqipëri dhe pas vrasjes se Ardian Nikulaj i kishte kufizuar lëvizjet. Pista e vetme e dyshuar është ajo e hakmarrjes, pasi fisi Leskakaj dhe Nikulaj janë në hasmëri prej gati 3 dekadash. Vetëm 3 muaj më parë u vra në ambientet e biznesit të tij në Shëngjin, Ardian Nikulaj./Dosja.al

vritet nikolin lekstakaj

Sondazh

Poll