Aktualitet

Protesta! Studentët e mjekësisë thirrje në kor: Duam zgjidhje, nuk pranojmë në internim

20 Korrik 2023, 09:46 Nga f.i
Protesta! Studentët e mjekësisë thirrje në kor: Duam
studentët

TIRANË- Studentët e mjekësisë teksa po protestojnë para parlamentit kanë bërë thirrje në kor, përmes disa vargjeve kundër qeverisë ‘Rama’.

“Parlamentit i bëjmë thirrje; ne studentët duam zgjidhje, nuk pranojmë në internim.

Koston e mban veç prindi im. 

Mos u dehni nga marria,
lini të vendosë drejtësia!
Nuk kam borxhe për të larë,
s’jam i ulët e as tradhtar
Nuk do të ngrihem për të ikur,
por për shpresën që na keni fikur!”, -thuhet në vargjet që përsëritën disa herë në kor studentët e mjekësisë.

Gjithashtu ata kanë përsëri kanë paralajmëruar se do ta çojnë ligjin në çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

‘Do ta çojmë në gjykatën Kushtetuese! Kur të dorëzohet do të kuptohet se studentët do të bojkotojnë nisjen e vitit akademik.’- u shpreh një studente.

protesta e studenteve 20 korrik 2023

Sondazh

Poll