Aktualitet

Zjarr në lokalin në tarracën e Gjykatës së Lartë, shkak dyshohen kondicionerët

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

20 Korrik 2023, 08:24 Nga A.B
Zjarr në lokalin në tarracën e Gjykatës së Lartë,
Gjykata

TIRANË- Lokali i cili ndodhet në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në institucionin që ndodhet në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”. Ngarkesa nga kondicionerët dyshohet të jetë berë shkak për rënien e zjarrit në lokalin në tarracën e Gjykatës së Lartë. Si pasojë e zjarrit nuk ka patur lëndime në njerëz por vetëm dëme materiale.

Në aksion u angazhuan 2 mjete dhe 10 forca zjarrfikëse. Pasi fikjes së zjarrit po bëhet ajrosja e ambienteve, si dhe po vijon hetimi mbi zbardhjen plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 20.07.2023, rreth orës 08:05, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë, ka rënë zjarr.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

zjarr te gjykata e larte

Sondazh

Poll