Aktualitet

Vrasja në Lezhë, flet dëshmitari: 42-vjeçari u qëllua sapo doli nga marketi, u tmerrova

Djali ka rrëfyer tmerrin e përjetuar, pas të shtënave me armë, ndërsa theksoi se i frikësuar është ulur në tokë dhe është futur në pjesën e pasme të lokalit.

19 Korrik 2023, 22:19 Nga DOSJA
Vrasja në Lezhë, flet dëshmitari: 42-vjeçari u qëllua
pamje nga vendngjarja

LEZHË- Detaje të reja janë hedhur në dritë lidhur me ekzekutimin e Nikolin Marku Lekstakaj. Ngjarja ka ndodhur në Balldre, teksa viktima ishte duke dalë nga një market. 

Një 16-vjeçar i cili ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes, ka treguar për "News24" se 42-vjeçari u vra në momentin që doli nga marketi. Djali ka rrëfyer tmerrin e përjetuar, pas të shtënave me armë, ndërsa theksoi se i frikësuar është ulur në tokë dhe është futur në pjesën e pasme të lokalit.

“Nikoli bleu një pije freskuese. Në momentin që doli dhe po ngjiste shkallët u qëllua. Autorët po lëviznin me makinë ngjyrë të zezë. U tmerrova dhe u ula menjëherë, dola dhe kalova në pjesën e pasme të lokalit”, ka treguar ai.

 

Sondazh

Poll