Sport

Gjesti i pabesueshëm i futbollistit të Cityt, për të ndihmuar tifozin e Birminghamit...

Jack Grealish ka bërë një lëvizje humane për të ndihmuar një tifoz të Birminghamit, i cili vuan nga leuçemia.

19 Korrik 2023, 17:43 Nga DOSJA

Gjesti i pabesueshëm i futbollistit të Cityt, për të

ANGLI - Futbollisti i Manchester Cityt, Jack Grealish ka bërë një gjest të mrekullueshëm humanizmi, duke ndihmuar një tifoz të ri të Birminghamit, i cili vuan nga leuçemia.

Mesfushori anglez, pavarësisht se është tifoz i Aston Villas dhe nuk ka ndjenjat më të mira ndaj Birminghamit, ka lënë mënjanë ngjyrat dhe ka dhuruar shumën prej 6 mijë eurosh për Dylan Lamb.

Ndërkombëtari 28-vjeçar i Manchester Cityt iu përgjigj menjëherë apelit të familjes për t’i ndihmuar financiarisht, që 20-vjeçari Dylan të dërgohej në Shtetet e Bashkuara për një provë klinike, pasi mjekët kanë frikë se i riu ka vetëm disa javë jetë.

Gjesti i pabesueshëm i futbollistit të Cityt, për të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Korrik 2023, 16:41

Ukraina sërish, ankesa në UEFA dhe FIFA

ZVICER - Ukraina ka paraqitur ankesa në FIFA dhe UEFA për pjesëmarrjen e dy klubeve të Krimesë në futbollin rus.  Rubin Jalt...

Sport 19 Korrik 2023, 15:30

Legjenda Ryan Giggs u lirua nga akuzat…

UELLS - Akuzat për dhunë në familje kundër Ryan Giggs janë hequr. Ish-lojtari dhe trajneri i Uellsit dhe ish-lavdia e Manchester U...