Politike

Shkarkohet nga detyra zëvendësministri i Kulturës

Nuk është vendosur se kush do jetë zëvendësuesja e Kumbes.

19 Korrik 2023, 20:05 Nga A.B
Shkarkohet nga detyra zëvendësministri i Kulturës
Ministria

TIRANË- Shkarkohet nga detyra zëvendësministrja e Kulturës Meri Kumbe. Vendimi është marrë ditën e sotme dhe është botuar në fletoren zyrtare 

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI

Znj. Meri Kumbe, zëvendësministër i Kulturës, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

meri kumbe

Sondazh

Poll