Politike

Pezullimi i fondeve për bujqësinë/Bushati: Rilindasit nuk u shqetësuan, kur të sanksionojnë si hajdut është nder

Gazetari i njohur Andi Bushati, me anë të postimi në Facebook thotë se ndonëse çështja e pezullimit të fondeve të bujqësisë për Shqipërinë është shqetësuese, nga ana e qeverisë nuk e nuhati një gjë të tillë.

19 Korrik 2023, 19:30 Nga DOSJA
Pezullimi i fondeve për bujqësinë/Bushati: Rilindasit nuk u
Andi Bushati

TIRANË- Gazetari i njohur Andi Bushati, me anë të postimi në Facebook thotë se ndonëse çështja e pezullimit të fondeve të bujqësisë për Shqipërinë është shqetësuese, nga ana e qeverisë nuk e nuhati një gjë të tillë. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë njoftoi se si masë parandaluese, të ndërpresë fondet për zbatimin e programit IPARD II. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Bushati bën edhe një krahasim me Kosovën, duke thënë se kur penalizohesh për patriotizëm është turp dhe kur të sanksionojnë si hajdut është nder.

Postimi

Të gjithë keta rilindasit që vune kujën se po i ngriheshin fondet Kosovës, nuk i pashe sot të shqetësuar per ndërprerjen e financimeve të BE për bujqësinë shqiptare. Apo kur penalizohesh për patriotizëm është turp dhe kur të sanksionojnë si hajdut është nder? Le te mburren me këtë lloj burrërie të paktën.

Komisioni Europian ka pezulluar grantet për bujqësinë shqiptare nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre. Programi IPARD është mbështetja financiare për bujqësinë dhe zhvillimin rural nga fondet e BE-së, në masën 75% dhe qeverisë shqiptare në masën 25%. Zbatimi i programit është përgjegjësi e Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, AZHBR. 

Sondazh

Poll