Politike

Vendimi i BE për të pezulluar fondet IPARD, si u anashkaluan denoncimet e Erion Braçes në Kuvend

Braçe denoncoi skemën e shpërndarjes së fondeve që kishte krijuar një grup grumbulluesish të privilegjuar, duke dëmtuar padrejtësisht fermerët e vegjël.

19 Korrik 2023, 19:48 Nga A.B
Vendimi i BE për të pezulluar fondet IPARD, si u anashkaluan
Erion Brace dhe Edi Rama

TIRANË- Ditën e sotme u zbulua se delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka vendosur ndërprerjen e përkohshme të fondeve për zbatimin e programit IPARD II. Vendimi i BE për të ndërprerë fondet e bujqësisë për Shqipërinë vjen pas një hetimi të OLAF, Zyra Antikorrupsion e Bashkimit Europian. Hetimi i nisur dy vjet e gjysmë më parë, ka zbuluar se se autoritetet shqiptare, përkatësisht AZHBR, nuk kanë respektuar procedurat ligjore në shpërndarjen e granteve për fermerët duke bërë që një pjesë e madhe e fondeve të vidhen.

Mirëpo, kohë më parë, edhe ish-zv.kryeministri Erion Braçe kërkoi llogari nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca për atë që ndodhte me fondet e AZHBR duke ia bërë të qartë se çfarë deformimi i kishte ndodhur tregut si pasojë e korrupsionit të administrarës. 

Braçe denoncoi skemën e shpërndarjes së fondeve që kishte krijuar një grup grumbulluesish të privilegjuar, duke dëmtuar padrejtësisht fermerët e vegjël.

“Kemi përgjegjësi ne sepse kemi lejuar që të krijohet një shoqatë me 10 prej tyre që përcaktojnë çmimet. Ka një udhëzim të ministrisë së bujqësisë që ju ka dhënë ekskluzivitet, ka kufizuar tregun dhe ata imponojnë çmimet” tha Braçe.

E si përgjigje nuk mori asgjë, vetëm kërcënime nga ana e kryeministrit Edi Rama.

“Koha e bujqësisë së lëmoshës, bujqësisë së mbijetesës, e bujqësisë së subvencioneve pa kriter dhe pa karar ka perënduar, ashtu siç ka perënduar edhe koha e bujqësisë vetmitare e atyre që mbeten thjesht në kufijtë e ngastrës së tyre”, ishte përgjigjia e Ramës.

Ditën e sotme u raportua në media se Komisioni Europian ka njoftuar qeverinë shqiptare për pezullimin e granteve për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre. Kjo u konfirmua më pas dhe nga vetë delegacioni i BE-së në Shqipëri./Dosja.al

erion brace edi rama skandali me ipard

Sondazh

Poll