Politike

Pezullimi i fondeve të bujqësisë nga BE, Meta: Korrupsioni dhe pushteti me çdo çmim, të vetmet qëllime të "Rilindjes"

Meta thotë se bujqësisë së rrënuar në mbijetesë, i ndërpritet ndihma financiare nga Bashkimi Europian për shkak të korrupsionit.

19 Korrik 2023, 18:45 Nga DOSJA
Pezullimi i fondeve të bujqësisë nga BE, Meta: Korrupsioni dhe
Ilir Meta

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, ilir Meta, është zëri i radhës që reagon në lidhje me lajmin që BE ka pezulluar fondet për bujqësinë shqiptare. Meta thotë se bujqësisë së rrënuar në mbijetesë, i ndërpritet ndihma financiare nga Bashkimi Europian për shkak të korrupsionit. Ai e mbyll mesazhin se kapja totale e shtetit do sjellë pasoja edhe më të rënda për vendin, pasi korrupsioni dhe pushteti me çdo çmim janë të vetmet qëllime të "Rilindjes".

Postimi i plotë

Sikur të mos mjaftonte deri tani nënfinancimi në ekstrem i bujqësisë nga Buxheti i Shtetit, duke e renditur vendin të fundit në rajon dhe Europë dhe sidomos me një diferencë skandaloze të mbështetjes krahasuar me fqinjët, tani bujqësisë se rrënuar në mbijetesë i ndërpritet edhe ndihma financiare nga Bashkimi Europian për shkak të korrupsionit shpërthyes.

Kapja totale e shtetit dhe drejtësia me regji do të sjellin pasoja edhe më të rënda për vendin dhe qytetarët tanë sepse korrupsioni dhe pushteti me çdo cmim janë të vetmet qëllime të "Rilindjes".

 

 

 

 

Sondazh

Poll