Bota

Europa 'digjet'/ Moti merr kthesë në Kroaci, nisin furtunat dhe reshjet e dendura të shiut (VIDEO)

 Pemë të shumta u rrëzuan, era i largoi çatitë nga ndërtesat. Shumë rrugë janë përmbytur, ndërsa një pjesë e qendrës së qytetit ka mbetur pa energji elektrike.

19 Korrik 2023, 17:59 Nga a.l
Europa 'digjet'/ Moti merr kthesë në Kroaci, nisin furtunat
Përmbytje në Kroaci

KROACI- Merr kthesë moti në Kroaci. Vendi është përfshirë nga stuhi dhe reshje të dendura shiu, duke shkaktuar dëme materiale në disa banesa. Siç raportojnë mediat vendase, në Karlovac ka rënë breshër në madhësinë e arrës. Në Zagreb, qielli u errësua për pak çaste dhe një erë e fortë çoi gjithçka përpara. Pemë të shumta u rrëzuan, era i largoi çatitë nga ndërtesat. Shumë rrugë janë përmbytur, ndërsa një pjesë e qendrës së qytetit ka mbetur pa energji elektrike.

Sirenat gjëmojnë nëpër qytet, ndërsa banorët e Zagrebit, të cilët nuk e mbajnë mend një stuhi si kjo, llogaritin dëmet.

permbytje ne kroaci

Sondazh

Poll