Politike

Fondet që pezulloi BE për Shqipëri! Çfarë është “IPARD”, cilat ishin objektivat dhe prioritetet për bujqësinë?

Ky vendim për të ndërprerë fondet e bujqësisë vjen pas një hetimi të OLAF, Zyra Antikorrupsion e Bashkimit Europian.

19 Korrik 2023, 15:44 Nga A.B
Fondet që pezulloi BE për Shqipëri! Çfarë
IPARD

TIRANË- Një skandal tjetër i Qeverisë shqiptare doli në dritë ditën e sotme. Komisioni Europian ka pezulluar grantet për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre. Në protokollin e disa institucioneve shqiptare, më 14 korrik mbërriti një letër nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Komisionit Europian, duke njoftuar Qeverinë shqiptare për vendimin e marrë nga KE.

Ky vendim për të ndërprerë fondet e bujqësisë vjen pas një hetimi të OLAF, Zyra Antikorrupsion e Bashkimit Europian. Hetimi i nisur dy vjet e gjysmë më parë, ka zbuluar se se autoritetet shqiptare, përkatësisht AZHBR, nuk kanë respektuar procedurat ligjore në shpërndarjen e granteve për fermerët duke bërë që një pjesë e madhe e fondeve të vidhen.

Me pezullimin e granteve, Shqipëria humbet gjatë 2023-it, 12 milionë euro, në 2024-16 milionë euro.

Po çfarë është IPARD? Cilat ishin objektivat e projektit dhe sa miliona euro humbi Shqipëria?

Instrumenti për asistencën e para-anëtarësimit (IPA) përfshin mbështetjen për programet e zhvillimit rural IPA (IPARD). IPARD fokusohet veçanërisht në zonat rurale dhe sektorët agroushqimor të vendeve në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE). Programet IPARD III mbulojnë periudhën 2021-2027.

Kjo ndihmë për zhvillimin rural nën IPA III po promovon gjithashtu një përafrim gradual me rregullat e politikës së përbashkët bujqësore të BE-së.

IPA III synon të mbështesë vendet përfituese në miratimin dhe zbatimin e reformave politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike të kërkuara për të qenë në përputhje me vlerat e BE-së, duke u përafruar në mënyrë progresive me rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e BE-së. IPA III kontribuon në këtë mënyrë në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e këtyre vendeve me synimin për anëtarësimin e tyre në BE.

Prioritetet dhe objektivat e IPA III përcaktohen në kornizën e programimit IPA përmes pesë dritareve tematike, të cilat pasqyrojnë grupimet e kapitujve negociues. Dritarja tematike 4 Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, e cila synon të kontribuojë në forcimin e zhvillimit ekonomik dhe social, përfshin bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Me IPARD, BE-ja u ofron vendeve përfituese ndihmë konkrete financiare dhe teknike për të arritur një zhvillim të ekuilibruar territorial duke rritur standardet sociale, mjedisore dhe ekonomike në zonat rurale, me qëllim që:

-të forcojë konkurrencën dhe qëndrueshmërinë e sektorëve agro-ushqimor duke ndërtuar një bujqësi të aftë për -të konkurruar me forcat e tregut.
-të sigurojë menaxhim të qëndrueshëm të burimeve natyrore, dhe rrisin qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike.

Objektivat e IPARD

Rritja e konkurrencës së sektorit agro-ushqimor, duke e përafruar atë në mënyrë progresive me standardet e BE-së (veterinare, siguria ushqimore dhe fitosanitare), dhe duke përmirësuar efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e prodhimit në fermë, i cili do të sigurojë një përgjigje më të mirë ndaj kërkesave të shoqërisë për siguri, ushqim me vlera ushqyese dhe të qëndrueshme, të lehtësojë zhvillimin e biznesit, rritjen dhe punësimin në zonat rurale.

-Të përmirësojë pozicionin e fermerëve brenda zinxhirit të vlerës dhe të tërheqë fermerët e rinj në bujqëst.

-Të kontribuojë në zbutjen dhe përshtatjen e ndryshimeve klimatike, të nxisë menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit.

-Të përmirësojë zhvillimin e komunitetit dhe kapitalin social në zonat rurale dhe të ndërtojë administrata publike moderne për bujqësinë dhe zhvillimin rural, duke respektuar parimet e qeverisjes së mirë.

Alokimi indikativ IPARD III për Shqipërinë 

2023 -12 milionë euro

2024 -16 milionë euro

2025 - 19 milionë euro

2026 - 23 milionë euro

2027 -  24 milionë euro

skandali me ipard

Sondazh

Poll