Aktualitet

Atentati në Lezhë/ Si u vra babai i tre fëmijëve, Lekstakaj po dilte nga marketi, kishte blerë një pije freskuese

Nikolin Lekstakaj, 42-vjeç, baba i tre fëmijëve, është personi që është vrarë në atentat pasditen e sotme. Ai është qëlluar teksa po dilte nga një market në Balldren.

19 Korrik 2023, 19:03 Nga A.B
Atentati në Lezhë/ Si u vra babai i tre fëmijëve, Lekstakaj
policia Lezhe

LEZHË- Nikolin Lekstakaj, 42-vjeç, baba i tre fëmijëve, është personi që është vrarë në atentat pasditen e sotme. I ndjeri, të cilin e njihnin me emrin "Toli", është qëlluar teksa po dilte nga një market në Balldren, ku kishte blerë një pije freskuese.

Ai u qëllua me armë zjarri nga një makinë në lëvizje, ku ndodheshin dy persona. Autorëve i janë dashur vetëm pak sekonda për ta bërë këtë atentat. 

Mbiemrat që kanë lidhje në këtë ngjarje tregojnë një hakmarrje mes tij dhe fisit Nikulajt, biznesmenit që u vra pak muaj më parë në biznesin e tij. Ende mbetet e paqartë se si ka ndodhur ngjarja. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, por ende nuk e ka një njoftim zyrtar.

vritet nikolin lekstakaj nikolin lekstakaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Korrik 2023, 16:54 A.B

Si ndodh dhe çfarë është asfiksimi?

Ambulance TIRANË-Asfiksia është një nga shkaqet e vdekjeve që po ndodhin në botë. Së fundmi, në Babrru një...