Bota

Petkoviç njoftim nga Brukseli: Lirohet serbi i 4-ët i arrestuar për tensionet në Veri! Ja jep meritat Serbisë

Petkoviç ka thënë se Vukashinoviç është bashkuar me familjen e tij dhe se është serbi i katërt që thotë se “Serbia ka arritur ta lirojë”.

19 Korrik 2023, 17:49 Nga a.l
Petkoviç njoftim nga Brukseli: Lirohet serbi i 4-ët i arrestuar
Urosh Vukashinoviç

SERBI- Urosh Vukashinoviç, serbi i arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për sulmet në Veri është liruar. Lajmin e ka bërë me dije në një postim në Twitter, kryenegociatori serb, Petar Petkoviç, i cili po qëndron në Bruksel.  Petkoviç ka thënë se Vukashinoviç është bashkuar me familjen e tij dhe se është serbi i katërt që thotë se “Serbia ka arritur ta lirojë”.

“Dhe Urosh Vukashinoviq, serb i arrestuar në Leposaviç më 17 qershor nga policia e Kurtit, sot është liruar! Ai sapo ishte bashkuar me familjen e tij. Uroshi është serbi i katërt që e liruam dhe vazhdojmë luftën për të gjithë bashkatdhetarët tanë të arrestuar pafajësisht!”, ka shkruar Petkoviç.

petar petkovic

Sondazh

Poll