Politike

Ferdinand Xhaferraj: Kuvendi ka degraduar, anëtarët e mazhorancës nuk janë në komisione

Në fjalën e tij në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, Xhaferraj ka theksuar se Kuvendi prej kohësh ka degraduar dhe nuk e ka më fokusin te puna e komisioneve.

19 Korrik 2023, 14:41 Nga I.A
Ferdinand Xhaferraj: Kuvendi ka degraduar, anëtarët e mazhorancës
Ferdinand Xhaferraj

TIRANË- Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit dhe nga ndërkombëtarët që ti kushtohet më shumë vëmendje punës së komisioneve. Në fjalën e tij në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, Xhaferraj ka theksuar se Kuvendi prej kohësh ka degraduar dhe nuk e ka më fokusin te puna e komisioneve. Po ashtu ka shtuar se anëtarët e qeverisë në shumicën e rasteve nuk janë prezent

“Në kushtet që jemi delegacioni i Komisionit Evropian në bashkëpunim me komisionin do të mund të ndërhyjnë për të ndryshuar situatën. Sipas kushtetutës nga Kuvendi burojnë edhe pushtetet e tjera, unë kam shumë eksperiencë në këtë drejtim dhe arrij që ta kuptoj sesi Kuvendi ka funksionuar në kohën kur kemi qenë mazhorancë. Nuk arrij që ta kuptoj mendoj se ku ka degraduar mbikqyrja e kuvendit sa i përket komisioneve, këtu marr si konsideratë Komisionin e Rëndësishëm dhe rëndësinë e tij, duke ditur që ato me ligj lëvizin në kufirin e ligjshmërisë dhe paligjshmërisë. Nuk e di sesi thyhet kjo rëndësi dhe anëtarët nuk janë pjesëmarrës në Komision. Unë jam në situatë që të kërkoj ndjesë, pasi kjo sjellje arrogante e qeverisë vjen dhe për shkak se opozita nuk është aty ku duhet të jetë. I kërkojmë ndjesë ndërkombëtarëve dhe qytetarëve, por në këto kushte dua që kryetarja e kuvendit ta dëgjojë dhe të ndryshojë situate”, tha Xhaferraj.

ferdinand xhaferraj

Sondazh

Poll