Politike

Pezullimi i fondeve IPARD, Kryemadhi: Kush ka ngjyer gishtin me incenerarorët do të marri edhe reston! Bye..

Kryemadhi thotë se vendimi i BE-së është i duhuri si dhe shton e ka denoncuar që nga muaji maj 2022.

19 Korrik 2023, 14:27 Nga A.B
Pezullimi i fondeve IPARD, Kryemadhi: Kush ka ngjyer gishtin me
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e 'Partisë së Lirisë', Monika Kryemadhi ka reaguar pas lajmit të pezullimit të granteve për bujqësinë nga programi IPARD. Në një reagim në rrjetin social, Kryemadhi tha se vendimi i BE-së është i duhuri si dhe shton e ka denoncuar që nga muaji maj 2022.

Në fund me ironi ajo thotë: Kush ka ngjyer gishtin me incenerarorët do të marri edhe reston..

'Drejtësia vonon, por nuk harron. Kur ka opozitë të pa blerë dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit, ka gjithmonë shpresë për shqiptarët. Vendimi i BE për fondet e bujqësisë ishte i ditur, i denoncuar prej meje qysh në Maj 2022. Kush ka ngjyer gishtin me incenerarorët do të marri edhe reston. Bye..'- thotë Kryemadhi.

Ditën e sotme u raportua në media se Komisioni Europian ka njoftuar qeverinë shqiptare për pezullimin e granteve për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre. Kjo u konfirmua më pas dhe nga vetë delegacioni i BE-së në Shqipëri.

monika kryemadhi skandali me ipard

Sondazh

Poll