Aktualitet

Si ndodh dhe çfarë është asfiksimi?

Asfiksia nënkupton mungesë totale oksigjeni në tru.

19 Korrik 2023, 16:54 Nga A.B
Si ndodh dhe çfarë është asfiksimi?
Ambulance

TIRANË-Asfiksia është një nga shkaqet e vdekjeve që po ndodhin në botë. Së fundmi, në Babrru një 13-vjeçar gjeti vdekjen brenda një makine, e sipas Policisë, shkak ishte asfiksia.

Po si ndodh dhe çfarë është asfiksia?

Asfiksia nënkupton mungesë totale oksigjeni në tru. Mungesa e oksigjenit në tru qon deri tek humbja e vetëdijes dhe vdekja. Edhe mungesa të shkurta të oksigjenit dëmtojnë rënd trurin.

Një gjendje ku indet e trupit nuk furnizohen mjaftueshëm me oksigjeni quhet hipoksi.

Asfiksia mund të shkaktohet nga pengesa fizike të shkaktuara nga organizmi (tumor në fyt), dëmtime të shkaktuara nga vet personi (kollare e shtrënguar tepër, varje) si dhe nga person tjerë (ngufatje me qëllim të lëndimit apo mbytjes) por edhe nga ambienti ku qëndrojmë (prezencë e madhe e monoksidit të karbonit)./Dosja.al

asfiksim

Sondazh

Poll