Aktualitet

Detaje nga ngjarja e rëndë në Babrru/ Ishte me të atin, 13-vjeçari dyshohet se është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës

Versioni zyrtar përfundimtar për vdekjen tragjike të të miturit, pritet pas ekspertizës mjeko-ligjore.

19 Korrik 2023, 17:25 Nga DOSJA
Detaje nga ngjarja e rëndë në Babrru/ Ishte me të atin,
foto ilustruese

TIRANË- Nga hetimet paraprake ka dyshime se 13-vjeçari që u gjet pa shenja jete sot në një garazh në Tiranë, është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës apo ndonjë reaksion baterie, pasi sipas të atit, ishin duke hequr baterinë e mjetit. Ndryshe nga policia, e cila njoftoi zyrtarisht se 13-vjeçari u gjet brenda një makine në garazhin e banesës, burime për “BalkanWeb” thonë se i mituri është gjetur jashtë makinës, brenda garazhit ku ka qenë bashkë me të atin, pasi ngjitur me banesën kanë edhe një servis makinash. 

Versioni zyrtar përfundimtar për vdekjen tragjike të të miturit, pritet pas ekspertizës mjeko-ligjore. Ngjarja ka ndodhur në Babrru, ndërsa në njoftimin e dhënë nga policia thuhet se fëmija është gjetur brenda automjetit, në garazhin e banesës së tij në Babrru, pa shenja jete.

“Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia", njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e plota të saj.

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Korrik 2023, 16:54 A.B

Si ndodh dhe çfarë është asfiksimi?

Ambulance TIRANË-Asfiksia është një nga shkaqet e vdekjeve që po ndodhin në botë. Së fundmi, në Babrru një...