Aktualitet

Kishin humbur drejtimin në det, policia kufitare e Shëngjinit iu vjen në ndihmë 5 pushuesve

Pushuesit që po lundronin në plazhin e Shëngjinit, në zonën e “Rana e Hedhun”, kishin humbur kontrollin mbi drejtimet e mjeteve lundruese, dhe rrezikonin të mbyteshin.

19 Korrik 2023, 17:31 Nga DOSJA
Kishin humbur drejtimin në det, policia kufitare e Shëngjinit iu vjen
pushuesit ne mes te detit

SHËNGJIN- Policia Kufitare Shëngjin, iu ka ardhur në ndihmë pesë pushuesve, të cilët kishin ngelur në det me tre mjete lundruese kajakë dhe e kishin të pamundur kthimin në breg. Pushuesit që po lundronin në plazhin e Shëngjinit, në zonën e “Rana e Hedhun”, kishin humbur kontrollin mbi drejtimet e mjeteve lundruese, dhe rrezikonin të mbyteshin. Punonjësit e policisë i kanë shoqëruar ata me mjetin e policisë kufitare deri në breg, së bashku me mjetet e tyre lundruese. Të pesë personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin iu shkojnë në ndihmë 5 personave (mes tyre edhe të mitur) që kishin ngelur në det me 3 mjete lundruese kajakë dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, pasi kishin humbur kontrollin mbi drejtimin e tyre dhe ishin larguar shumë nga bregu, për shkak të erës së fortë që po frynte.

Policia Kufitare e Shëngjinit është njoftuar se 5 persona që po lundronin me 3 mjete lundruese tip kajak, në plazhin e Shëngjinit, në zonën e “Rana e Hedhun”, për shkak të erës së fortë që po frynte, kishin humbur kontrollin mbi drejtimet e mjeteve lundruese, ishin larguar shumë nga bregu dhe rrezikonin të mbyteshin. Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu shkuar në ndihmë, me mjet lundrues. Pasi kanë shkuar te 5 personat e mbetur në det, punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar ata, me mjetin e Policisë Kufitare, deri në breg, së bashku me mjetet e tyre lundruese. Të 5 personat janë në gjendje të mirë shëndetësore. Policia e Kufitare e Shëngjinit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë.

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Korrik 2023, 16:54 A.B

Si ndodh dhe çfarë është asfiksimi?

Ambulance TIRANË-Asfiksia është një nga shkaqet e vdekjeve që po ndodhin në botë. Së fundmi, në Babrru një...