Aktualitet

Gramsh/Gjendet pa shenja jete 75-vjeçari, dyshohet se është mbytur në lumë

Në fshatin Pishaj, në shtratin e lumit Devoll, është gjetur pa jetë Qemal Zyli, 75-vjeç, banues në Gramsh.

19 Korrik 2023, 18:00 Nga DOSJA
Gramsh/Gjendet pa shenja jete 75-vjeçari, dyshohet se është
foto ilustruese

GRAMSH- Në fshatin Pishaj, në shtratin e lumit Devoll, është gjetur pa jetë Qemal Zyli, 75-vjeç, banues në Gramsh. Burimet paraprake të policisë bëjnë me dije se 75-vjeçari dyshohet se është mbytur në lumë. Për të ndjerin ka bërë kallëzim në polici djali i tij, shtetasi L. Z., 43-vjeç, ku ka deklaruar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Njoftimi nga policia

Më datë 19.07.2023, në fshatin Pishaj, në shtratin e lumit Devoll, është gjetur i pa jetë, shtetasi Q. Z., 75 vjeç, banues në Gramsh, i cili dyshohet se është mbytur në lumë. Nga kqyrja paraprake e trupit të 75-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Për këtë shtetas, më datë 17.07.2023, ka bërë kallëzim në Polici, djali i tij shtetasi L. Z., 43 vjeç, ku ka deklaruar se është larguar nga banesa babi i tij dhe nuk është kthyer më. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Korrik 2023, 16:54 A.B

Si ndodh dhe çfarë është asfiksimi?

Ambulance TIRANË-Asfiksia është një nga shkaqet e vdekjeve që po ndodhin në botë. Së fundmi, në Babrru një...