Bota

'Teka' e milionerit kinez, ngjit 'Rolls-Royce' në katin e 44-të (Video)

Videoja tregon se si 'Rolls-Royce Ghost' mbërriti në pallatin 44-katësh.

19 Korrik 2023, 17:33 Nga A.B
'Teka' e milionerit kinez, ngjit 'Rolls-Royce' në katin
Makina

SHBA- 'Unë kam para, çfarë dua të bëj...'- Kështu mendoi një miliarder kinez, i cili donte të kishte një Rolls-Royce Ghost me vlerë 345,000 euro të parkuar në ballkonin e tij.

“Daily Mail” raporton se një makineri ngritëse bëri realitet ëndrrën e kinezit Midas. Ai ka arritur ta ngrejë mjetin luksoz, me peshë dy tonë e gjysmë, në katin e 44-të të pallatit.

Videoja tregon se si 'Rolls-Royce Ghost' mbërriti në destinacionin e tij përfundimtar.

Ballkoni, ku tashmë është parkuar “Rolls-Royce Ghost”, është 167 metra nga toka dhe ka një pamje të mrekullueshme. Për shkak të peshës të mjetit luksoz, kompania që mori përsipër operacionin e ngritjes së tij, bëri të ditur se duheshin llogaritje të kujdesshme që gjithçka të shkonte pa probleme.

'Teka' e milionerit kinez, ngjit 'Rolls-Royce' në katin

Rolls-Royce duhej të vendosej në një "kafaz" hekuri të bërë me porosi, i cili ishte i lidhur me tre kabllo çeliku, në mënyrë që të arrinte në gjendje të përsosur në apartamentin nën çati të ndërtesës së lartë në provincën Fujian, Kinë./Dosja.al

'Teka' e milionerit kinez, ngjit 'Rolls-Royce' në katin

pallati kine

Sondazh

Poll