Aktualitet

Pogradec/ Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, plagoset drejtuesi i "Audi”-t dhe pasagjeri

Burimet policore njoftojnë se është dëmtuar vetë drejtuesi dhe shtetasi A. M., 23-vjeç, banues në Vlorë, pasagjer në automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Pogradecit.

19 Korrik 2023, 15:42 Nga DOSJA
Pogradec/ Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, plagoset drejtuesi i
foto ilustruese

POGRADEC- Një 20-vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Audi” në aksin rrugor Pogradec-Korçë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. 

Burimet policore njoftojnë se është dëmtuar vetë drejtuesi dhe shtetasi A. M., 23-vjeç, banues në Vlorë, pasagjer në automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Pogradecit.

Njoftimi nga policia

Më datë 19.07.2023, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Rëmenj, Pogradec, shtetasi A. L., 20 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi dhe shtetasi A. M., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasagjer në automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Pogradecit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

Poll