Aktualitet

Lirimi i të tmerrshmit të Beratit, Felaj debat me Ismailin: S’dinë të numërojnë! Drejtori: S’është ndonjë gjë e ma

15 Tetor 2019, 10:39 Nga DOSJA
Lirimi i të tmerrshmit të Beratit, Felaj debat me Ismailin:

TIRANË– Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj ka debatuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismailin në lidhje me sigurinë në vend.

Felaj kujtoi skandalin e të tmerrshmit të Beratit, Lulzim Caka që u lirua ‘gabimisht’ nga burgu 4 muaj e 22 ditë para se të mbaronte dënimin.

Debati në Komision

Felaj: A jemi të sigurtë me këta punonjës që s’dinë të numërojnë?

Ismaili: Siguria në burgje është e rëndëisshme për ne. Ai rast nuk u denoncua nga askush por vetë sistemi i burgjeve e konstatoi. E denoncuam vetë rastin në organet e Prokurorisë për shpërdorim detyre. Bëmë hetimet e nevojshme për të vërtetuar se si u krye ky lirim.

Nuk është aq problematike sa mund të thuhet. Gjithmonë sa herë ndodh diçka nëpër burgje, ndoshta nuk denoncohet por kjo nuk do të thotë se nuk po bëjmë gjithçka për të zgjidhur problemin.

Lulzim Caka, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipërinë e trazuar të viteve ’97-99 u lirua nga burgu 4 muaj dhe 22 ditë para përfundimit të dënimit.

Në lidhje me këtë çështje, ministrja e Drejtësisë Etila Gjonaj doli në një deklaratë për mediat ku denoncoi me emra drejtorin dhe kartelistin e burgut të Lushnjës, për shpërdorim detyre.

Judmir Shurdhi dhe Llazar Mino u arrestuan për shpërdorim detyre dhe dy punonjës të tjerë u shkarkuan nga detyra për përfshirje në këtë ngjarje.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim ismaili ermonela felaj etilda gjonaj lirohet lul caka agim ismaili ermonela felaj etilda gjonaj lirohet lul caka

Sondazh

Poll