Aktualitet

Mungesë uji/ Banorët e Kombinatit protestë para UKT-së: Do marrim fëmijët me bidona do rrimë këtu

Duke folur për mediat, banorët kanë theksuar se ky problem vazhdon prej 10 vitesh dhe se nuk kanë marrë akoma zgjidhje.

18 Korrik 2023, 14:01 Nga I.A
Mungesë uji/ Banorët e Kombinatit protestë para UKT-së: Do
Banoeret ne proteste

TIRANË- Banorët e lagjes Kodër Xhafaj në Kombinat kanë protestuar ditën e sotme për shkak të mungesës së ujit. Ata kanë deklaruar se në këto ditë nuk kanë as ujë për të mirë dhe as ujë për tu larë.

Duke folur për mediat, banorët kanë theksuar se ky problem vazhdon prej 10 vitesh dhe se nuk kanë marrë akoma zgjidhje. Sipas banorëve në dijeni të problemit të tyre është edhe drejtori i UKT-së por deri më tani nuk u ka dhënë asnjë zgjidhje.

"Problemi është shumë shqetësues. Na përcjellin, lër numrin thotë inxhinieri. Kjo situatë është vitë për vitë. Po e blejmë ujin me bot, shumë e vështirë është. Po blejmë ujë për të pirë dhe plus për të larë tani, a mbahet një familje pa ujë. Protestë çfarë do bëjmë, do mbledhim fëmijët me bidona, do rrimë këtu çfarë do bëjmë, nuk do marrim dyfekët," tha një banor.

"Jam dakord me parafolësin. Jemi mbi 25 familje që prej 10 vitesh që kemi këtë problem gjatë verë. Unë jetoj 11 vetë në familje. Pa uj pa kanalizime të ujërave të zeza, rruga cop-cop bashkisë ja paguajmë komplet taksën, ujin s’na e bjen si me ja bo nuk e dimë. Këta thonë fjalë të mira por të shohim deri nesër. Për një ditë ujë, ne nuk e duam ujin 24 orë por të mbushim 10 kuintal uj se nuk ka shance ti mbushim gjitë verën," tha një tjetër banor. 

banoret e kombinatit ne proteste

Sondazh

Poll