18 Korrik 2023, 13:49
Nga f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur shqyrtimi gjyqësore në rastin e 400 kilogramëve drogë, në të cilën gjatë seancës i akuzuari Kadri Sheqiri është deklaruar para trupit gjykues se heq dorë nga cilësia e dëshmitarit bashkëpunues.
"Heq dore nga cilësia e dëshmitarit bashkëpunues dhe tani e tutje cilësia ime mbetet si i pandehur”,- tha i akuzuari Kadri Sheqiri.
Në këtë rast, të akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), janë Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Brahimi, Kadri Sheqiri dhe Fehmi Bytyqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, i akuzuari Hyzri Sheqiri pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie me Prokurorinë, është dënuar me 7 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale. Kurse, i akuzuari Naim Morina pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie, është dënuar me 6 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale.
Pasi që i akuzuari Kadri Sheqiri hoqi dorë nga kjo cilësi, trupi gjykues theksoi se sipas Kodit të ri të Procedurës Penale autoriteti kompetent për shpallje të dëshmitarëve bashkëpunues si dhe çështjen e revokimit të kësaj cilësie është prokuroria. Mbi këto rrethana, trupi gjykues kërkoi nga prokurori special Valdet Gashi që brenda afatit të arsyeshëm kohorë të kryej proceduat e nevojshëm pasi që i akuzuari Kadri Sheqiri hoqi dorë nga cilësia e dëshmitari bashkëpunues.
Paraprakisht kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Musa Konxheli i lexoi të drejtat dhe detyrimet të akuzuarit Kadri Sheqiri që ka në cilësi të dëshmitarit bashkëpunues, mirëpo njëjti deklaroi se qëndron vetëm prapa deklaratës së parë të dhënë në polici.
Paraprakisht kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Musa Konxheli i lexoi të drejtat dhe detyrimet të akuzuarit Kadri Sheqiri që ka në cilësi të dëshmitarit bashkëpunues, mirëpo njëjti deklaroi se qëndron vetëm prapa deklaratës së parë të dhënë në polici.
Seanca e datës 20 korrik është anuluar pasi që prokurori Gashi njoftoi se i nevojitet kohë për të zhvilluar procedurat lidhur me revokimin e cilësisë së dëshmitari bashkëpunues nga i akuzuari Kadri Sheqiri. Seancat e radhës për këtë çështje penale u caktuan të mbahen me 11, 12 dhe 13 shtator, por këto gjithnjë si data opsionale pasi që prokurori Gashi njoftoi se ka udhëtim zyrtar dhe nuk mund të garantoi se ndonjë prokurori tjetër merr barrën që në këto data të përfaqësoj aktakuzën.
Ndryshe, në këtë shqyrtim gjyqësor patë ndryshim të trupit gjykues, ku gjyqtari Arben Hoti është ndërruar me gjyqtari Valon Kurtaj, i cili ishte prezent në shqyrtimi gjyqësorë të ditë së martë, me ç’rast me pajtimin e palëve u konsideruan të lexuara aktakuza dhe fjalët hyrëse.
Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, të akuzuar janë pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe gjashtë të tjerë, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Rrahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina, raporton “Betimi për Drejtësi”.
kadri sheqiri
Bota
18 Korrik 2023, 13:36
k.m.
Albin Kurti
Kosova ka blerë dronë ushtarakë Bayraktar TB-2 nga Turqia, por për përdorimin e tyre nevojitet leja e forcave paqerua...
Bota
18 Korrik 2023, 13:16
f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Hapat për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, rajon i banuar me shumicë serbe jan&...
Bota
18 Korrik 2023, 13:04
f.i
foto ilustruese
BRUKSEL- Jeta e natës në Bruksel është bërë pjesë e identitetit të qytetit gjatë viteve, dhe R...
Bota
18 Korrik 2023, 12:48
f.i
foto ilustruese
UKRAINË- Trupat ruse filluan një sulm hakmarrës ndaj objekteve ukrainase bën të ditur ministria ruse e Mbrojt...
Bota
18 Korrik 2023, 12:29
f.i
foto ilustruese
EUROPË- Temperaturat tepër të larta pritet të vazhdojnë në pjesë të Evropës Jugore k...
Bota
18 Korrik 2023, 12:23
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Një shtetas amerikan është arrestuar në Korenë e Veriut pasi ka kaluar kufirin. Lajmin e ka bër&eu...
Bota
18 Korrik 2023, 12:12
f.i
pamje nga vendngjarja
ZVICËR- Zvicra është përshirë nga zjarret për shkak të temperaturave të larta të ci...
Bota
18 Korrik 2023, 11:56
f.i
Gabriel Escobar
SHBA- I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në raportin ...
Bota
18 Korrik 2023, 11:50
f.i
foto ilustruese
UKRAINË- Rusia nisi një valë të re sulmesh me dronë në mëngjesin e 18 korrikut në Ukrainë...
Bota
18 Korrik 2023, 11:50
k.m.
Foto ilustruese
Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi do të marrë p...