Bota

Jeta e natës në Bruksel shpallet "Trashëgimi e gjallë kulturore"

Jeta e natës e kryeqytetit belg ofron mundësi relaksi, takimi dhe muzike, ndërkohë që klubet e natës janë shndërruar në pika arti dhe kulture.

18 Korrik 2023, 13:04 Nga f.i
Jeta e natës në Bruksel shpallet "Trashëgimi e gjallë
foto ilustruese

BRUKSEL- Jeta e natës në Bruksel është bërë pjesë e identitetit të qytetit gjatë viteve, dhe Rajoni i Kryeqytetit të Brukselit tani ka vendosur të njohë rëndësinë e kulturës së klubeve të natës, duke e bërë atë një trashëgimi kulturore, shkruan media brusselstimes.

Sipas sekretares së Shtetit për Planifikimin Urban dhe Trashëgiminë, Ans Persoons, jeta e natës e kryeqytetit belg ofron mundësi relaksi, takimi dhe muzike, ndërkohë që klubet e natës janë shndërruar në pika arti dhe kulture. Në Bruksel ka rreth 20 klube nate. 

"Jeta e natës në Bruksel është një trashëgimi e gjallë kulturore. Sot ne tregojmë se Brukseli është krenar për kulturën e vet vibrante të lokaleve dhe njeh rëndësinë sociale që ka për qytetin tonë dhe banorët e vet në aspektin kultutor, ekonomik dhe social",- shprehet ajo.

Elemente me rëndësi kulturore dhe sociale

Këshilli i Natës i Brukselit e mirëpret këtë iniciativë si një pikënisje për një qasje progresive ndaj një çështjeje komplekse, tha koordinatorja dhe zëdhënësja Ayla Dirix. 

“Njohja e jetës së natës na lejon të arkivojmë dhe dokumentojmë vokacionin e saj social dhe kulturor, të zgjerojmë njohuritë tona për të dhe kështu ta integrojmë fenomenin në peizazhin e natës urbane në mënyrë të qëndrueshme”, -tha ajo.

Njohja e kulturës së klubit si "një element me rëndësi kulturore dhe sociale" mund të jetë në të ardhmen një argument i rëndësishëm për të mbrojtur më mirë aktorët e jetës së natës në Bruksel, kur ata i shërbejnë interesit publik.

bruksel jeta e nates

Sondazh

Poll