Aktualitet

Dha leje ndërtimi kundra ligjit/ Nën hetim ish-drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan, Andon Lapa

15 Tetor 2019, 06:54 Nga DOSJA
Dha leje ndërtimi kundra ligjit/ Nën hetim ish-drejtori i ALUIZNI-t

Elbasan- Në hetim nga Specialistët e Krimit Ekonomik,   ish-drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan, Andon Lapa. Mësohet se Lapa është në hetim pasi akuzohet se në vitin 2015 dha leje legalizimi për banesë në mënyrë të paligjshme.

Ai akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i vulave , i stampave ose i formularëve” dhe ” Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i Policisë:

Shtetasi  A.L., 36 vjeç, banues në Sarandë , me detyrë ish- Drejtor i Aluiznit në Elbasan, procedohet per veprat penale, “Falsifikimi i vulave , i stampave ose i formularëve” dhe ” Shpërdorimi i detyrës”, pasi ky shtetas në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu është proceduar edhe shtetasi G.B., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale ” Fshehja të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi në aktivitetin e tij privat punonte pa dokumentacionin përkatës. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nën hetim andon lapa nën hetim ish-drejtori i aluizni-t nën hetim andon lapa nën hetim ish-drejtori i aluizni-t

Sondazh

Poll