Aktualitet

Shantazhonte dhe kërcënonte kolegen, arrestohet gazetari nga Mallakastra (Emri+Foto)

15 Tetor 2019, 06:43 Nga DOSJA
Shantazhonte dhe kërcënonte kolegen, arrestohet gazetari nga

TIRANË- Një 26-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet për shantazhe dhe kërcënime nëpërmjet telefonit. Dosja.al mëson se i arrestuari është me profesion gazetar dhe quhet Sadik Sejdinaj, 

26 vjeçari nga Mallakastra është vënë në pranga pasi akuzohet se ka kërcënuar dhe shantazhuar nëpërmjet telefonit një vajzë me inicialet A.T..

Burime për Dosja.al kanë bërë me dije se edhe vajza që është kërcënuar është po me profesion gazetare.

26-vjeçari ndodhet në komisariatin nr.4 në Tiranë pas denoncimit të gazetares.

Njoftimi i policisë 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën shtetasin e shpallur në kërkim:

S.S, 26 vjeç, banues në Mallakastër.

Ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T.

Shtetasi S.S iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet sadik sejdinaj shantazh ndaj gazetares arrestohet sadik sejdinaj shantazh ndaj gazetares

Sondazh

Poll