Aktualitet

Fundo në Newsroom: U padita për të mos investiguar inceneratorin e Tiranës, shantazh i hapur ndaj gazetarëve

Elvi Fundo shtoi gjithashtu se edhe pas inceneratorit të Tiranës fshihen Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

17 Korrik 2023, 19:26 Nga Dosja.al
Fundo në Newsroom: U padita për të mos investiguar inceneratorin
Elvi Fundo

TIRANË- Gazetari Elvi Fundo është rrëfyer në Newsroom në lidhje me paditë SLAPP me të cilat po përballet në Gjykatë. Në një lidhje me Skype me Fjola Graçin në Newsroom në Dosja.al, Fundo tha se të gjitha paditë janë depozituar pasi ai ka publikuar shkrime për inceneratorët, veçanërisht atë të Tiranës. Gazetari tregoi më tej se paditësit pretendojnë për shpifje ndaj shoqërisë “Geogenix”, duke e cilësuar si shantazh ndaj gazetarëve për të mos i shkuar më tej investigimit.

Fundo shtoi gjithashtu se edhe pas inceneratorit të Tiranës fshihen Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

"Unë jam disa çështje gjyqësore përfshirë edhe kryebashkiakun Erion Veliaj. Veliaj bëri padi, unë e kam fituar dhe nuk ka bërë apelim. Prej muajit nëntor jam në gjyq me GeoGenix, e cila pretendon se nuk ka asnjë lidhje me Mirel Mërtirin, Stela Gugallja dhe Mirel Mëtiri që janë persona të shpallur në kërkim. Ose me rastin e shpërdorimit të parave në Zimbabve, për të cilin në dijeninë time janë dënuar edhe disa portale në Shqipëri. Mirel Mërtiri është shpallur person në kërkim është fund të nëntorit, dhjetori, kur u quajt edhe "truri i inceneratorëve", ndërsa portalet dhe gazetarët që janë ndëshkuar nga Gjykata, pavarësisht se kanë thënë të vërteta për të cilat edhe unë jam në proces në lidhje me skandalin në Zimbabve ku është arrestuar edhe një ministër, i gjithë debati është a është Mirel Mërtiri apo Ilir Dedja, kur në fakt është raportuar nga mediat vendase. Gazetarët në Shqipëri, thjeshtë dhe vetëm kanë bërë përkthim, janë dënuar me gjobë 1 milionë lekë të vjetra. Çështja është në Apel, për mua qe shantazh i hapur ndaj gazetarëve. Kanë kërkuar që gazetarët të mos raportonin pasi u lidh inceneratori i Tiranës. Në fakt ka edhe dokumenta dhe fakte që provojnë që Mërtiri është i lidhur me inceneratorin në Zimbabve. Ai shfaqet në foto, ka edhe një politikan siç është Gert Bogdani. Ai ka pretenduar në Gjykatë se nuk është Ilir Dedja,”- tha Fundo në Newsroom.

Për më shumë, ndiqni emisionin e plotë në kanalin zyrtar të Dosja.al në Youtube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale, Dosja.al & Newsroom Albania.

*Newsroom është një program që për herë të parë diskuton problemet dhe sfidat e medias dhe gazetarisë shqiptare.

elvi fundo newsroom

Sondazh

Poll