Aktualitet

Bledian Koka në Newsroom: U padita për një pyetje provokative nga Veliaj dhe kompania italiane

Përballë Fjola Graçit në Newsroom, Dosja.al, Koka tha se është paditur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe një kompani italiane, Bruno Preseci. Sipas Kokës, kryebashkiaku e ka paditur për një pyetje provokative, ndërsa kompania italiane për shkak të ironisë.

17 Korrik 2023, 19:24 Nga Dosja.al
Bledian Koka në Newsroom: U padita për një pyetje provokative nga
Bledian Koka

TIRANË- Gazetari Bledian Koka ka deklaruar në Newsroom se aktualisht po përballet me tre çështje gjyqësore, të ashtuquajtura padi SLAPP. Përballë Fjola Graçit në Newsroom, Dosja.al, Koka tha se është paditur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe një kompani italiane, Bruno Preseci. Sipas Kokës, kryebashkiaku e ka paditur për një pyetje provokative, ndërsa kompania italiane për shkak të ironisë.

"Jam në një proces gjyqësor me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe një me kompaninë italiane me Bruno Preseci. Një më ka padiur Veliaj sepse kam një pyetje provokative gjatë një interviste. Akuza ime është se unë si gazetar kam bërë një pyetje provokative. Dhe pyetja është "a e njihni ju, a jeni takuar ju me Erion Veliajn?" dhe kjo konsiderohet si një pyetje provokative. Në herën e parë që u përballëm në gjyq seanca zgjati sa fushata elektorale e 14 majit, më pas një javë pas përfundimit të zgjedhjeve, pala paditëse nuk u paraqit në gjyq dhe me këtë rast Gjykata vendosi ta pushonte çështjen. Më pas, Veliaj përsëriti të njëjtën padi me të njëjtën gjyqtare, e po ashtu edhe kompania e Presecit, e cila përmendet gjatë intervistës me një biznesmen italian që pretendon se ka njohje me Veliaj, e i akuzon në përfshirjen në atë që e njohim si afera e inceneratorëve. Padia e tyre është edhe më qesharake, pasi më akuzojnë mua se përdor ironinë. Pra në të dyja këto raste janë raste padi SLAPP, pra "shuplaka", me idenë që unë mos ta zgjas,”- tha Koka në Newsroom.

Për më shumë, ndiqni emisionin e plotë në kanalin zyrtar të Dosja.al në Youtube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale, Dosja.al &Newsroom Albania.

*Newsroom është një program që për herë të parë diskuton problemet dhe sfidat e medias dhe gazetarisë shqiptare.

bledian koka newsroom

Sondazh

Poll