Aktualitet

Newsroom/ Avokati Daci: Paditë SLAPP nuk ekzistojnë në Shqipëri, s’i njeh ligji

Avokati Daci tha se për këtë arsye, paditë e tilla nuk ekzistojnë ligjërisht në vendin tonë. Në vendin tonë, sipas Dacit, ka padi për fyerje, shpifje dhe dëmshpërblimi për dëmin e shkaktuar.

17 Korrik 2023, 19:09 Nga Dosja.al
Newsroom/ Avokati Daci: Paditë SLAPP nuk ekzistojnë në
Jordan Daci

TIRANË- Avokati Jordan Daci ka deklaruar në Newsroom se legjislacioni në Shqipëri nuk ka një parashikim procedural për paditë SLAPP. Në një lidhje me Skype me Fjola Graçin në Newsroom, Daci tha se për këtë arsye, paditë e tilla nuk ekzistojnë ligjërisht në vendin tonë. Në vendin tonë, sipas Dacit, ka padi për fyerje, shpifje dhe dëmshpërblimi për dëmin e shkaktuar.

"Do të doja që SLAPP të kishte një emër shqip, në shqip kjo padi nuk ekziston. Legjislacioni ynë nuk ka asnjë parashikim procedural, lidhur me mundësinë që një gjyqtar të mos shqyrtojë një padi për arsyen se ka një interes publik për të mos e bërë një gjë të tillë. Kjo nuk ekziston në legjislacionin tonë. Këtu tek ne mund të quhet se përdoret padi e zakonshme, ne kemi 3 lloj padish për këto raste: fyerje, shpifje dhe padia e dëmshpërblimit për dëmin e shkaktuar. Intensiteti i përdorimit të tyre nuk lidhet me një përkufizim të mirëfilltë në rastin e Shqipërisë. Si biznesi, kushdo që përdor këto padi i përdor si subjek normal i procedurës civile. Këto padi përdoren normalisht, çdokush mund ta përdorë sido që do. Kur padia është abuzive mund të gjobitet paditëse, e po ashtu kur është gjykuar njëherë nuk mund të ngrihet përsëri. Pra praktikisht nuk ka një rregull të posaçëm për t'u mbrojtur nga këto padi. E vetmja mundësi që një gazetar të mbrohet është që të mbrojë të vërtetën në një proces gjyqësor,”- tha Daci në Newsroom.

Për më shumë, ndiqni emisionin e plotë në kanalin zyrtar të Dosja.al në Youtube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale, Dosja.al &Newsroom Albania.

*Newsroom është një program që për herë të parë diskuton problemet dhe sfidat e medias dhe gazetarisë shqiptare.

jordan daci newsroom

Sondazh

Poll