Aktualitet

Po luante dhe preku aksidentalisht kasetën e energjisë elektrike, lëndohet 11-vjeçari në Tiranë

Si pasojë 11-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Pediatrisë, nën kujdesin e mjekëve

17 Korrik 2023, 19:23 Nga A.B
Po luante dhe preku aksidentalisht kasetën e energjisë elektrike,
Ambulance

TIRANË- Një 11-vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Policia bën të ditur se i mituri ishte duke luajtur, e aksidentalisht preku kasetën që furnizon me energji elektrike pallatin. Si pasojë 11-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Pediatrisë, nën kujdesin e mjekëve

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 17.07.2023, rreth orës 18:55, në rrugën “Irfan Tomini”, në afërsi të Qendrës Shëndetësore Nr. 8, një i mitur 11 vjeç, duke luajtur, aksidentalisht ka prekur kasetën që furnizon me energji elektrike pallatin, dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Si pasojë 11-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Pediatrisë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

tirane

Sondazh

Poll