Aktualitet

Grabitja në Korçë/ Flet i moshuari i dhunuar: Jemi të tmerruar, kishin thikë dhe armë, bërtisnin lekët lekët (VD)

15 Tetor 2019, 06:04 Nga DOSJA
Grabitja në Korçë/ Flet i moshuari i dhunuar: Jemi të

Korçë– Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku dy persona të maskuar kanë grabitur në banesë çiftin Afërdita dhe Foni Rapo.

Pas grabitjes ka folur, Foni Rapo, i moshuari i dhunuar. Sipas tij autorët kanë qenë dy, të pajisur me armë dhe thikë dhe kanë hyrë nga dera e pasme e banesës.

“Dy persona me maskë , armë dhe thikë u futën nga dera e pasme. Na kërcënuan dhe goditën. Mua më goditën me qytën e pistoletës në kokë ndërsa gruan Afërdita në krahë dhe këmbë. Na nxorën edhe thikën. Bërtisnin lekët lekët. Thoshin se jemi nga Elbasani.

Pasi morën lekët e pensionit iu treguam edhe kursimet. Ata kërkonin lekë të tjera. Iu dhamë unazat e floririt. Na lidhën më pas kërkonin lekë të tjera. Jemi të tmerruar. Gruaja është e sëmurë me diabet dhe tension. Është e tmerruar. Ndodhet akoma në spital. Kërkojmë të kapen autorët”, është shprehur Foni Rapo për Fax News.

Grabitet çifti të moshuarve në Korçë. Dy persona të maskuar në kërcënimin e armëve kanë dhunuar dhe grabitur të moshuarit duke iu marrë 700 mijë lekë. Afërdita dhe Foni Rapo ndodhen në spitalin e Korçës, pasi kanë fraktura në kokë dhe këmbë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet afërdita rapo foni rapo grabitet çifti i të moshuarve në korçë maskat grabitin çiftin në korçë afërdita rapo foni rapo grabitet çifti i të moshuarve në korçë maskat grabitin çiftin në korçë

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Tetor 2019, 19:25

KAVAJË– Marsida Qatja e ftuar në “Open” ka rrëfyer edhe njëherë gjithë ngjarjen e ndodhur në Kavajë disa ditë më parë, ku humbi jetën 41-vjeçari Dri...