Aktualitet

Maskat me armë grabitin duke ngrënë bukë çiftin e moshuar në Korçë, i lidhin në krevat dhe i dhunojnë. 85-vjeçari: Je

15 Tetor 2019, 05:38 Nga DOSJA
Maskat me armë grabitin duke ngrënë bukë çiftin e

Korçë- Mbrëmë më orën 21:50 në lagjen numër 3 të qytetit të Korçës është grabitur në banesën e tyre çifti i të moshuarve, Afërdita dhe Foni Rapo.

Mësohet se dy persona të maskuar, me armë kanë hyrë në banesën e çiftit, teksa këta të fundit ishin në kuzhinë duke konsumuar darkë.

Nën kërcënimin e armës, ata i kanë bërë presion të zotit të shtëpisë që t’u jepte para. Pas debateve dhe kundërshtive, autorët kanë lidhur të moshuarit në krevat. Gruan, Afërdita Rapon, e kanë goditur në krah dhe në këmbë, ndërsa burrin e saj, Foni Rapo, në kokë me qytën e pistoletës. Pas presionit dhe dhunës grabitësit u kanë marrë atyre 700 mijë lekë.

Pas ngjarjes së rëndë çifti i të moshuarve, Afërdita dhe Foni Rapo ndodhen në spitalin e Korçës, ku po marrin mjekim për frakturat në kokë.

Për këtë ngjarje ka folur edhe vetë Foni Rapo, 85-vjeç, i cili është shprehur se autorët kanë qenë dy, të pajisur me armë dhe thikë dhe kanë hyrë nga dera e pasme e banesës.

Dy persona me maskë , armë dhe thikë u futën nga dera e pasme. Na kërcënuan dhe goditën. Mua më goditën me qytën e pistoletës në kokë ndërsa gruan Afërdita në krahë dhe këmbë. Na nxorën edhe thikën. Bërtisnin lekët lekët. Thoshin se jemi nga Elbasani. Pasi morën lekët e pensionit iu treguam edhe kursimet. Ata kërkonin lekë të tjera. Iu dhamë unazat e floririt. Na lidhën më pas kërkonin lekë të tjera. Jemi të tmerruar. Gruaja është e sëmurë me diabet dhe tension. Është e tmerruar. Ndodhet akoma në spital. Kërkojmë të kapen autorët”, është shprehur Foni Rapo.

Policia është në kërkim të autorëve, të cilët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.  Të moshuarit jetojnë të vetëm në banesën e tyre pasi fëmijët i kanë në emigracion.

Njoftimi i Policisë

Më datë 14.10.2019, rreth orës 21.45, në lagjen nr.3, dy persona ende të pa identifikuar, dyshohet se njëri kishte armë zjarri tip pistoletë kanë hyrë në banesën e shtetasve F.R dhe A.R, rreth 85 vjeç, duke ushtruar dhunë psikologjike, kanë marrë një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Dy të moshuarve u është dhëna ndihma e parë mjekësore, pa probleme për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet afërdita rapo foni rapo grabitet çifti i të moshuarve në korçë maskat grabitin çiftin në korçë afërdita rapo foni rapo grabitet çifti i të moshuarve në korçë maskat grabitin çiftin në korçë

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Tetor 2019, 19:25

KAVAJË– Marsida Qatja e ftuar në “Open” ka rrëfyer edhe njëherë gjithë ngjarjen e ndodhur në Kavajë disa ditë më parë, ku humbi jetën 41-vjeçari Dri...