Aktualitet

Rindërtmi/ 4 muaj pa bonusin e qirasë, banorët protestojnë para Bashkisë së Durrësit: Pallati ka mbaruar, nuk na japin çelësat!

17 Korrik 2023, 11:50 Nga f.i
Rindërtmi/ 4 muaj pa bonusin e qirasë, banorët protestojnë
pamje nga protesta

DURRËS- Banorët e pallatit nr.21 në lagjen numër 6, të shpërngulur në banesa të tjera pas tërmetit të tre viteve më parë, kanë protestuar para Bashkisë së Durrësit, duke u ankuar ankohen se nuk kanë marrë bonusin e qirasë prej katër muajsh.

Banorët gjithashtu deklarojnë se pallati i cili u shemb nga tërmeti është rindërtuar, por pavarësisht se shorti është hedhur dhe apartamentet janë ndarë, ata ende nuk po i marrin çelësat.

"Jemi banor të të njëjtit pallat. Kemi ngel rrugëve, i lutem shtetit të na japë shtëpinë, ka katër muaj unë vetëm një ilaç marr 80 mijë lekë. Të vdesim nëpër shtëpiat tona, asgjë s’po kërkojmë. Shorti u hodh, atë ditë që u hodh shorti qesh duke vdes mes shkallëve dhe po më kapi një police.. na thanë për dy javëve, asgjë nuk morëm. Ka përfunduar komplet, ne po torturohemi nëpër rrugë. Bonusi dhe çelësa, ka 7 muaj që ka mbaruar pallati. Kemi katër muaj që s’kemi marrë bonusin”,- thanë banorët.

 

rindertim ne durres protesta e banoreve

Sondazh

Poll