Aktualitet

Kanabisi mjekësor/ Braçe: Të përcaktohet se sa do të jetë sipërfaqja e kultivuar. Shehi: Provojeni me pak Ha, pas 2 viteve rishikoheni

Ndërkohë që deputeti opozitar Dashamir Shehi ka deklaruar se kjo nismë do të jetë e dështuar, ndërkohë që theksoi se këtë herë ta provojnë këtë nisëm me pak hektarë dhe nëse rezuton e sukseshme të shtojnë hektarët më vonë. 

17 Korrik 2023, 11:32 Nga I.A
Kanabisi mjekësor/ Braçe: Të përcaktohet se sa do të
Foto nga mbledhja

TIRANË- Nisma për kultivimin e kanabisit për përdorime mjekësore ka sjellë debate në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Gjatë komisionit të sotëm, deputeti socalist Erion Braçe ka deklaruar se duhet që të vendoset në një nen se sa duhet që të jetë sipërfaqja e kultivuar për kanabisin. Kjo kërkesë e Braçës nuk është marrë parasysh në këtë komisionit dhe i është kaluar për shqyrtim në një tjetër komision. Ndërkohë që deputeti opozitar Dashamir Shehi ka deklaruar se kjo nismë do të jetë e dështuar, ndërkohë që theksoi se këtë herë ta provojnë këtë nisëm me pak hektarë dhe nëse rezuton e sukseshme të shtojnë hektarët më vonë. 

Pjesë nga debati:

Braçe: Në rastin e kultivimit të kanabisit nuk ka kufij. Nuk është vendosur një nen ose një kufi për këtë gjë. Doja një sqarim dhe më pas të bëja një propozim.

Përfaqësues të ministrisë së Bujqësisë: Nuk ka një përkufizim të sipërfaqes. Në projektligj parashikohet se do të parashikohen zonat kadastrale ku do të mbillet kërpi industrial. Për pjesën mjekësore përgjigjen kolegët. Kemi vendosur një njeri prodhuese që nuk është me e vogël se 5 Ha dhe jo më shumë se 10 Ha. Dhe që mos të jepen më shumë se 4 licenca. Pra ky është maksimumi për kanabisin.

Braçe: Jam kategorikisht kundër që në këtë ligj mos të ketë kufizim për sipërfaqen që do të mbyllet, për kultivimin e kanabisit për kanabisin mjekësor. Ta lësh të lirë me ligj, do të thotë ta lësh të lirë dhe në qeveri. Që do të thotë se në kushtet kur ky vend ka kaluar ngjarje të tilla, siç është ajo në Malësinë e Madhe që është bërë kënga nga këtu deri në Britani, veçanërisht me Kërp, kjo është e papranueshme. Ndaj propozimi im është që të vendoset kufizimi në sipërfaqe. Për mos t’i dhënë mundësi zotit Mondi që të bëjë humor kohë pas kohe propozoj të bëhen përcaktimi.

Shehi: Nëse doni një këshill, gjithë ato gjëra si kemi bërë. Do ngrihet një administratë më vete për këto 200 ha. Kjo që keni relatuar që 200 Ha qenka një pjesë e tokës bujqësore, e paska hëngër dreqi bujqësinë. Nëse sipërfaqja bëhet e pakontrollueshme, se nuk ka ku i gjen Shqipëria 200 ha në një vend. Se do të ankohet qarku i Korçës, apo i Shkodrës, se pse nuk na keni dhënë ju licencë. Ndaj 50 Ha të bëhet në një pikë të caktuar, të bëhet. Por se besoj se kjo do të jetë e suksesshme.

komisioni i ekonomise erion braçe dashamir shehi

Sondazh

Poll