Sport

Harry Maguire tashmë e di se nuk do të jetë më kapiten i Manchester United: "Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer"

Mbrojtësi I “Djajve të Kuq” ka lënë një mesazh në rrjetet sociale, pasi u informua për vendimin nga Erik ten Hag

17 Korrik 2023, 10:00 Nga DOSJA

ANGLI - Harry Maguire zbuloi këtë të dielë se ishte informuar nga Erik ten Hag se nuk do të mbajë më shiritin e kapitenit të “Djajve të Kuq”. Mbrojtësi i qendrës ka lënë një mesazh në rrjetet sociale pasi ka zhvilluar një bisedë me trajnerin e klubit anglez.

“Pasi fola me trajnerin sot, ai më ka informuar se do të ndryshojë kapiten. Ai shpjegoi arsyet e tij dhe, megjithëse personalisht jam jashtëzakonisht i zhgënjyer, do të vazhdoj të bëj më të mirën sa herë që ta vesh këtë fanelë. Me këtë dua të falënderoj shumë tifozët e Mançester Junajtid për të gjithë mbështetjen e tyre gjatë kohës që mbaja shiritin në krah”.

"Që kur mora shiritin në krah tre vjet e gjysmë më parë, ka qenë një privilegj që drejtoja Manchester United dhe një nga momentet më krenare të karrierës sime deri më sot. Është një nga nderimet më të mëdha në futbollin e klubit të ndihmoj United do të ketë sukses, brenda dhe jashtë fushës. Unë do t'i jem gjithmonë mirënjohës Ole Gunnar Solskjaer që më dha këtë përgjegjësi dhe i uroj suksese kujtdo që merr shiritin. Ata do të kenë mbështetjen time të plotë."

Kujtojmë se, sipas shtypit anglez,  Bruno Fernandes dhe Casemiro janë kandidatët kryesorë  për të mbajtur shiritin e kapitenit të “Djajve të Kuq”. 

Harry Maguire tashmë e di se nuk do të jetë më kapiten i

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll