Bota

SHBA “nën pushtetin” e nxehtësisë, 51 gradë Celsius në Kaliforni

Krahas temperaturave të larta, Kalifornia Jugore po digjet nga disa zjarre ende të ndezura, të cilat tashmë kanë shkatërruar më shumë se 1 214 hektarë dhe kanë çuar në evakuimin e popullsisë.

17 Korrik 2023, 09:51 Nga f.i
foto ilustruese

SHBA- Një valë ekstreme e të nxehtit në jug të Shteteve të Bashkuara ka arritur kulmin e saj të parë. Mediat e huaja raportojnë se në Death Valley, Kaliforni, termometri regjistroi 51 gradë Celsius mbrëmë, ndërsa sot priten temperatura deri në 54 gradë.

Krahas temperaturave të larta, Kalifornia Jugore po digjet nga disa zjarre ende të ndezura, të cilat tashmë kanë shkatërruar më shumë se 1 214 hektarë dhe kanë çuar në evakuimin e popullsisë.

Në kryeqytetin e Arizonës, Phoenix, temperaturat kanë qenë mbi 43 gradë për 16 ditë, madje 47 gradë janë matur të shtunën pasdite. Banorëve u është bërë thirrje të dalin sa më pak jashtë për shkak të “nxehtësisë së madhe”, të pinë shumë dhe të veshin veshje të ajrosura.

Në Teksas, temperaturat mbi 38 gradë janë matur për 30 ditë radhazi në qytetin El Paso në kufi me Meksikën. Në Hjuston, furnizuesi i energjisë Reliant Energy u bëri thirrje njerëzve që të kursejnë energjinë elektrike.

cerberus

Sondazh

Poll

Bota 17 Korrik 2023, 09:21 I.A

Si ta lësh duhanin?

Duhani GJERMANI- Kushdo që është përpjekur të lërë duhanin do t'ju tregojë se sa e vështirë ësht&eum...